Një grua kosovare është gjetur e vdekur në një bunar në oborrin e shtëpisë së saj në Prishtinë.
Rasti është raportuar të shtunën, më 22 gusht, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ka rënë në bunar.
Trupi i saj është nxjerrë nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe policia po vazhdon hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.