Një aksident trafiku është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kadri Kokollari” në Suharekë.

Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa raportohet se disa persona mund të kenë pësuar lëndime.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë dalë ekipet policore dhe ato të emergjencës, të cilat po merren me rastin.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.