Dy të mitur (vëlla e motër) kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 30.07.2026 rreth orës 19:00, në Prizren.

Tutje thuhet se pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia.

“Më 02.08.2026 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësi relevante. /Telegrafi/