Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor “Veriu” kanë realizuar arrestimin e personit me inicialet B.A., i cili ishte dënuar me katër vjet burgim për këtë vepër penale.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 42-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.