Një mjet i rrezikshëm i pashpërthyer është hasur të hënën pasdite gjatë punimeve me eskavator në fshatin Gllarevë të Klinës, duke bërë që në vendin e ngjarjes të intervenojnë njësitë e specializuara të KFOR-it dhe FSK-së, mëson Sinjali.
Rasti është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën “Ahmet Pantina”, pasi Xh. P. ka njoftuar Policinë se gjatë gërmimeve ishte hasur një mjet i dyshimtë shpërthyes.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se patrulla policore ka dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar se bëhej fjalë për një mjet të pashpërthyer të kategorisë A-6.
Për shkak të rrezikut, janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa rreth orës 22:30 në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet EOD të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Njësitë e specializuara e kanë marrë mjetin e rrezikshëm dhe e kanë transportuar për asgjësim në një lokacion të sigurt.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit ngjarja është evidentuar si incident pa nevojë hetimi