Një tjetër përleshje është regjistruar gjatë natës në Burgun e Dubravës, ku dy të burgosur janë përfshirë në një rrahje fizike, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të burgosurit e përfshirë në incident janë Vasil Ndoqi dhe Gjon Rexha.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, përleshja ka ndodhur në Pavijonin 5, ndërsa pas incidentit të dy të burgosurit kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Ndoqi dhe Rexha janë dërguar në spitalin e institucionit korrektues, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi që çuan në përleshje, e as shkalla e lëndimeve që kanë pësuar të burgosurit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.