Një 29-vjeçar është ndaluar mbrëmjen e 24 shtatorit në Prishtinë, pasi gjatë një pike kontrolli ka rezultuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Blerim Hotin, i cili është ndaluar rreth orës 19:35 nga njësitet e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj Hotit ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prizren, lidhur me veprën penale “Kanosja”.

Ai ishte dënuar me 8 muaj burgim.

Pas verifikimit të urdhëresës aktive, Hoti është arrestuar dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.