Të shtëna me a*më kanë alarmuar Policinë të hënën mbrëma në fshatin Bradash të Podujevës, ku një 25-vjeçar është shoqëruar si i dyshuar, mëson Sinjali.
Rasti është raportuar më 10 gusht, rreth orës 20:00, kur Policia ka marrë informacion se në këtë fshat ishin dëgjuar të shtëna.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Mustaf Aliu rreth 25-vjeç.
Njësitë policore kanë dalë në lokacion dhe kanë kontaktuar me të dyshuarin, i cili, sipas informacioneve të rastit, ka pranuar se kishte shtënë me një a*më me gaz.
Gjatë intervenimit, Policia ka gjetur një Zoraki me gaz dhe 17 fishekë, të cilat janë evidentuar në kuadër të rastit.
Aliu është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, ndaj tij janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të amëve” dhe “Përdorim të amës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.